Ministri i VV shpëton nga dënimi, hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, Konjufca i pafajshëm

Nga Xhevahir Qardaku
28 Gusht 2026, 15:47 | Politikë

Glauk Konjufca, që mban postin e ministrit të jashtëm në detyrë, është shpallur i pafajshëm dhe liruar nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvendin e Kosovës.

Vetë konjufca nuk ishte i pranishëm në shpalljen e vendimit, por u përfaqësua nga avokatja e tij.

Gjykata Themelore në Prishtinë në shkurt të vitit 2024 e arsyetoi vendimin duke theksuar se nuk është provuar përfshirja e tij në veprën penale që akuzohej.

Çështja ishte rikthyer për gjykim nga apeli. Sipas aktakuzës, Konjufca më 10 gusht të 2016-ës, gjatë një mbledhjeje në kuvend, kishte përdorur armë në kundërshtim me ligji. Por tashmë këto pretendime janë hedhur poshtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos