“Pas 16 shtatorit flas në OKB”, Vuçiç i bindur: Hashim Thaçi lirohet nga akuzat në Hagë

Nga Xhevahir Qardaku
28 Gusht 2026, 15:15 | Politikë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, provokon përpara vendimit të Gjykatës Speciale të Hagës ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë.

“Vendimi kundër Hashim Thaçit do të shpallet më 16 shtator dhe, dhe për sa di unë, do të jetë kryesisht lirim nga akuzat. Perëndimi dëshiron të thotë se ne jemi të vetmit fajtorë dhe se duhet ta pranojmë këtë sepse nuk ka pasur krime kundër jush... Gjaku serb as nuk ka rëndësi”, tha Vuçiç.

Ai madje shprehu zemërim që ndërkombëtarët lanë një kriminel lufte si Mlladiç, që të vdiste në burg. Ai theksoi se kjo ishte “sjellje anti-civilizuese, sjellje pa precedent dhe pa justifikim”.

Ai paralajmëroi se pas 16 shtatorit, do të shkojë në Nju Jork për të folur, si përfaqësues i Serbisë, për ato që pretendoi se ishin vuajtje të popullit serb gjatë viteve 1990, shkruan A2.

Megjithatë, historia dhe faktet e kanë vërtetuar, qoftë me rezolutën e miratuar në OKB apo prova të tjera, se ushtria serbe ka kryer gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe krime të tjera kundër njerëzimit dhe lufte në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos