Çitaku tenton të hyjë në kryeministri, PDK dhe Aleanca ‘rrethojnë’ Kurtin në ndërtesën e qeverisë

Nga Xhevahir Qardaku
27 Gusht 2026, 11:36 | Politikë

Përshkallëzohet aksioni opozitar në Kosovë. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku së bashku me deputetë të tjerë kanë tentuar që të hyjnë në ndërtesën e Qeverisë, por janë ndaluar nga sigurimi i objektit.

Ajo dëgjohet teksa flet me njërin nga përgjegjësit e sigurimit, të cilit i ka thënë se me ligj i lejohet qasja në të gjitha institucionet, derisa ka shtuar se ai i cili duhet ndaluar është vetë kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Për këtë të fundit shtoi se e ka vendin në Kuvend e jo në Qeveri. Sigurimi i është përgjigjur duke thënë se zoti Kurti nuk mund t’i presë për momentin, pasi e ka agjendën e ngjeshur dhe ka kërkuar nga deputetët e PDK që të lënë një numër kontakti.

Por Çitaku është përgjigjur se nuk po kërkojnë një takim me Kurtin. Në protestën e sotme të deputetëve të PDK-së para Qeverisë, janë bashkuar edhe disa nga deputetët e Aleancës, si dhe asamblistë e aktivistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos