"Ne i mbijetuam gjenocidit", Kurti: Krimet e Serbisë nuk duhet t’i mbulojë harresa

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2025, 21:40 | Politikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në konferencën shkencore për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë ka kërkuar një qasje të vërtetë për historinë e Kosovës dhe të bazuar në dokumenta.

Sipas Kurtit, janë me mijëra persona të vrarë dhe të zhdukur gjatë gjenocidit serb në Kosovë, shkruan A2.

Konferenca në të cilën foli Albin Kurti synon të rrisë vetëdijen globale për pasojat e luftës në Kosovë dhe domosdoshmërinë për drejtësinë për viktima. 

“Kosova ka përjetuar një periudhë të errët, me dhunë, me krime të rënda të luftës, dhe krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat e ndryshme të armatosura të shtetit të njëjtë, Serbisë. Populli ynë i ka mbijetuar gjenocidit, spastrimit etnik, dhe shkatërrimeve masive. Me mijëra të vrarë, të zhdukur e të dëbuar, me viktima e të mbijetuar të dhunës seksuale, me dënime të pamatshme materiale e shpirtërore, pasojat e luftës ndjehen ende. Familjarët e viktimave e dinë dhembjen më mirë se kushdo, çdo ditë jetojnë me kujtimet që dhembin, me mungesën që nuk mbushet. Krimet nuk mund të mbesin në heshtje e as të mbulohen me harresë. Andaj, po vazhdojmë të flasim, të shkruajmë dhe të dëshmojmë, derisa çdo krim të dokumentohet, e ndëshkohet, derisa çdo viktimë të ketë drejtësi. Shteti i Kosovës mbetet i palëkundur për të zbardhur të vërtetën, për të ruajtur kujtesën kolektive dhe për të garantuar që drejtësia do të vihet në vend”, tha Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos