Kuvendi i Kosovës ka caktuar vazhdimin e seancës konstituuive për të mërkurën në ora 11:00. Vazhdimi vjen pas një pauze trejavore si masë e vënë nga Gjykata Kushtetuese.
Tashmë ka filluar të rrjedhë edhe afati 30 ditor për përfundimin e seancës. Janë edhe dy pika nga rendi i ditës, zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Votimi duhet të jetë i hapur dhe një kandidat për kryeparlamentar, nuk mund të propozohet më shumë se tre herë. (A2 Televizion)