Theu bojkotin, i pezullohet për dy vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo

Nga A2 CNN
9 Tetor 2026, 13:10 | Kronikë

Theu bojkotin, i pezullohet për dy vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo

Komiteti disiplinor i Dhomës së Avokatisë mbas mbledhjes së thirrur me urgjencë i pezulloi me dy vjet licencën avokatit Lefter Xhengo, shkruan A2 CNN.

Avokati Xhengo, theu bojkotin e avokatëve dhe mori pjesë në seancën për caktimin e masës së sigurisë në GJKKO ndaj Leli Kajës.

Ndërkohë, mbledhja vijon për shqyrtimin e rastit të avokatit tjetër, i cili një ditë më parë theu bojkotin gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj Gerta Gjocit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos