“Nuk ka opsion veç luftës”, Vuçeviç: Kurti synon të pastrojë etnikisht Kosovën dhe Metohinë

Nga A2 CNN
6 Shtator 2024, 19:31 | Politikë

“Nuk ka opsion veç luftës”, Vuçeviç: Kurti

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka ngritur pretendime absurde kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti synon të pastrojë etnikisht Kosovën dhe Metohinë nga serbët. Vuçeviç thekson se Serbia ka vetëm dy opsione: e para është një luftë politike dhe diplomatike dhe e dyta është që Kurti ta fusë Serbinë në konflikt.

“E gjithë kjo po ndodh para syve të të ashtuquajturës bashkësi ndërkombëtare, e cila bën disa deklarata dhe kritikon Kurtin. Për mua është thjesht e pabesueshme që askush nuk mund ta ndalë një njeri që ka vetëm një qëllim, të pastrojë etnikisht Kosovën nga serbët”, tha Vuçeviç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve serbë.

“Ne kemi dy opsione, njëra është të luftojmë politikisht dhe diplomatikisht dhe tjetra është të hyjmë në konflikt. Nuk ka opsion të tretë”, theksoi Vuçeviç.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos