Petkoviç i reagon nervoz Lajçakut: Po e heq nga dialogu Urën e Ibrit

Nga Tomorr Avdia
6 Shtator 2024, 17:17 | Politikë

Petkoviç i reagon nervoz Lajçakut: Po e heq nga dialogu Urën

Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkoviç, ka reaguar në llogarinë e tij në X pasi emisari sllovak, Miroslav Lajçak, duke folur sot në Prishtinë për hapjen e Urës së Ibrit ka thënë se duhet të diskutohet në Bruksel dhe se është çështje në mes të Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar.

Petkoviç ka rikthyer një postim të vjetër të Lajçakut ku thotë se hapja e Urës së Ibrit duhet të diskutohet në kuadër të dialogut, ndërsa sot në Prishtinë ka thënë se e njëjta çështje varet nga marrëveshja e Prishtinës me faktorin ndërkombëtar, siç raporton A2.

“BE tha se hapja e urës mund të zgjidhet vetëm me dialog, siç tregon edhe postimi i Lajçakut në shtojcë. Sot dëgjojmë nga ai se kjo çështje varet vetëm nga marrëveshja e Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar!?”, ka shkruar Petkoviç.

Më tej, Petkoviç ka shkruar: “Pastaj pyesni veten pse nuk ka përparim në dialog”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos