“Nuk kam ambicie për president”, Thaçi nga Haga: Nuk jam kërcënim për askënd

Nga Xhevahir Qardaku
17 Dhjetor 2024, 20:17 | Politikë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një deklaratë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Thaçi në fjalën e tij hyrëse tha se dëshiron që ta sqarojë edhe një herë se nuk është pjesë e garës politike e as nuk ka ndonjë ambicie as për president, as për kryeministër, as për deputet e as ndonjë ambicie tjetër për ndonjë pozitë publike dhe se nuk përbën asnjë kërcënim për jetën politike në Kosovë

“Para 4 viteve, në nëntor 2020, u ngrit akuza kundër meje, vetëm 3 muaj para se të rizgjidhesha president. Tani, unë nuk jam pjesë e garës politike e as nuk kam ndonjë ambicie politike. Ritheksoj se nuk jam pengesë dhe nuk paraqes rrezik për askënd dhe as për ndonjë projekt qeverisës”, tha Thaçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos