Nurellari: Kosova, në një lloj puçi institucional

Nga A2 CNN
3 Shtator 2026, 23:03 | Politikë

Politologu Adri Nurellari komentoi krizën politike në Kosovë, duke theksuar se bëhet fjalë për një “puç institucional”.

“Jemi në situatë jashtëzakonisht të rëndë dhe këtu kërkohet një sens i madh përgjegjësie nga Kurti në mënyrë të veçantë. Po të shikosh studiuesit e mëdhenj të demokracisë thonë që nuk mund të funksionojë demokracia nëqoftëse partitë refuzojnë të luajnë sipas rregullave të lojës. Dhe ky është problemi tani. Hamendësohet që demokracia ka ca rregulla loje, ka ca parime, ka ca vlera, ka një frymë që duhet zbatuar. Ne tani jemi jashtë këtij terreni. Ky është terren i parrahur. Ky është një lloj puçi institucional. Kjo është një lloj zhveshje e republikës nga nga thelbi i saj dhe për këtë gjë nuk kam një recetë me thënë të drejtën, jam thjesht i indinjuar edhe i revoltuar”, tha Nurellari në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos