Kryeministri më detyrë, Albin Kurti, zhvilloi një mbledhje të qeverisë, pas dorëheqjeve që dha ai dhe ministrat e tij. Kurti deklaroi se argumentoi se kjo mbledhje është e lejueshme, madje e detyrueshme sipas ligjit. Kryeministri në detyrë nënvizoi se nuk do të lejojë krijimin e një vakumi institucional. Gjithashtu shtoi se është gati për formuar qeverinë e re.
“Më shumë se kaq nuk është e mundur të jepet dorëheqje, më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucionit. Është kërkesë dhe insistim, i pamatur duke e lënë shtëpinë pa zot shtëpie. Si fitues të padiskutueshëm jemi shumë të interesuar qe të ecim përpara drejt formimit të institucioneve. Si qeveri në detyrë jemi shumë të vëmendshëm që të mos lejojmë vakum institucional. Konstituimi i Kuvendit dje u pamundësua sepse partitë opozitare nuk votuan për verifikimin e mandateve. Në theks ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatin e deputetit, po kërkojnë nga unë qe formalisht të mos jem kryeministër”, deklaroi Kurti.
(A2 Televizion)