“Kurti nuk dha formalisht dorëheqjen”, Cakolli: Bllokadë institucionale, nuk ka numrat për qeverinë

Nga Tomorr Avdia
15 Prill 2025, 20:21 | Politikë

Ekspertët paralajmërojnë një bllokadë institucionale pas zhvillimeve të kësaj të marte në Kuvendin e Kosovës.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për A2 CNN se Kurti dhe 15 ministrat e tij duhet të kishin dhënë formalisht dorëheqjen për të shmangur krizën.

Sipas tij, kjo ka qenë një lojë e tyre, pasi nuk i kanë numrat për qeverinë. 

“Siç pritej, opozita e ka kundërshtuar votimin e raportit të komisionit për verifikimin e mandateve, pasi ligjërisht ka pasur papajtueshmëri të mandatit të kryeministrit në detyrë dhe të 15 anëtarëve të ekzekutivit, që nuk kanë dhënë formalisht dorëheqje, që ka qenë obligim i tyre ligjor. Rrjedhimisht, tani jemi në bllokadë. Presidentja nuk ofron konsultim ligjor për qeverinë. Tani, këto janë vonesa të panevojshme që unë jam i bindur që vijnë për shkak se nuk janë numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë”, shpjegoi Cakolli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos