I Dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka sjellë mesazhe të "ftohta" për klasën politike në vend, duke kërkuar sa më shpejt formimin e qeverisë së re, për të ecur përpara me dialogun.
Analistet theksojnë se vizita e Sorensenit, ka dy qëllime, së pari të përgatisin vazhdimin e dialogut për pikat e dakorduar, së dyti, të ushtrojnë presion diplomatik prapa dyerve të mbyllura për formimin e qeverisë së re.
Prof. Dashamir Bërxulli, thotë për A2CNN, se "kjo vizitë ka të bëjë më dialogun, ai po përgatit terrenin, pas vizitave informuese, gjatë kësaj vizite të dytë ai po hulumton terrenin për pikat që palët mund të jenë gati i zbatojnë më një herë, për ti vendosur, para një fakti të kryer, nënë presionin e Brukselit.
Por ajo çfarë ka shumë interes thekson Prof. Burxulli, nga ana e Brukselit, është se kush dhe sa shpejt, do ta formojnë qeverinë.
Bllokimi i dialogut prej disa muajsh thotë analisti Lavdrim Hamiti, një gjë të tillë po e zvarritë gjithnjë e më shumë.
Kjo është vizita e dytë e tij në Kosovë dhe Serbi që kur mori mandatin në shkurt të këtij viti. Në vizitën e parë, Sorensen kishte zhvilluar takime njoftuese me krerët e vendit (A2 Televizion)