Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, foli në Ditarin e Kosovës në A2 CNN për ngërçin institucional në Kosovë.
Ai u shpreh se Albin Kurti po e bllokon kuvendin vetëm për të fituar kohë në gjetjen e partnerëve, por sipas Hazirit ai e ka të pamundur.
Sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haziri u shpreh se Kurti nuk o di ketë këto vota “as nesër dhe as kurrë”.
“Ata nuk kanë vota të mjaftueshme dhe Kurti me kokëfortësi nuk e zbardh agjendën e tij dhe nuk ka angazhime politike për një shumicë të thjeshtë. Mungesa për një marrëveshje për qeverinë po e mban kuvendin të bllokuar në mënyrë që të blejë kohë për ndonjë partnerë, por për mua ai nuk e ka asnjë partner nga shumica shqiptare’, tha Haziri. (A2 Televizion)