Presioni diplomatik nga Bashkimi Europian për zhbllokimin e krizës politike në Kosovë, është vendimtare për kapërcimin e ngërçit. Kështu mendojnë analistët politik në Kosovë. Për A2 CNN, Dorajet Imeri thekson se situata politike në vend e ka alarmuar diplomacinë perëndimore dhe në veçanti zonjën Kallas, e cila do të jetë për një vizitë në Prishtinë.
Pas vizitës së Kallas, presioni perëndimor do të jetë më i madh dhe nuk do të ketë më tolerim, thekson Imeri.
Për sa i përket ping-pongut politik, mes dy kampeve politike, dhe presionit diplomatik, analisti politik Lavdrim Hamiti, thotë për A2 CNN, se "me disa ftesa që ka dërguar Kurti në adresë të opozitës, ai do të justifikojnë veprimet e veta.
BE dhe ShBA-ja, kanë bërë të qartë se normalizimi i raporteve është i një rëndësie të madhe dhe kjo është arsyeja pse dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë pas asnjë vonës. Ekipi i ri Kallas dhe Sorensen për dialogun ndërmjet Beogradit nuk ka mundur të ndërtojnë dinamiken e kërkuar për mungesë të mos formimit të qeverive të reja si në Prishtinë dhe Beograd. (A2 Televizion)