Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, diskutohen emra për President, nuk bëhen publike

Nga Rosalba Bejdo
26 Gusht 2026, 20:53 | Politikë

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, diskutohen emra për President, nuk

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet, Albin Kurti, tha se ka biseduar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në opozitë, Lumir Abdixhiku, për emra të përveçëm për presidentin e ardhshëm të Kosovës, por nuk pranoi t’i bëjë të ditur ata.

Kurti, kryeministër në detyrë, dhe Abdixhiku, u takuan të mërkurën në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, që do t’i jepte fund krizës pothuajse dyvjeçare institucionale.

“Do të vazhdojnë bisedimet për shkak se është rritur mirëbesimi dhe është hera e parë që kemi diskutuar me dhe për emra të përveçëm”, tha Kurti.

Takimi mes tyre vjen disa orë pasi zyrtari i LVV-së, zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, tha se partia i ka emrat për presidentin, por nuk deshi t’i zbulojë.

As Kurti nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me emrat e mundshëm për presidentin e ardhshëm, duke thënë se dëshiron ta ruajë “konfidencialitetin e bisedimeve” me Abdixhikun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos