Kërkesa e Albin Kurit për të marrë më shumë kohë konstituimin e Kuvendit shkaktoi tensione dhe përplasje në sallën e kuvendit të Kosovës.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrija në shenjë revolte tentoi të godiste me vezë Albin Kurtin, ngjarje e cila për disa momente solli tensione në sallë.
Për pasojë, drejtuesi i seancës, Avni Dehari ndërpreu punimet e seancës pa dhënë një afat për rimbledhjen e tij.
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje politike. (A2 Televizion)