Plani i rritjes për Ballkanin, KE: Kosova kualifikohet për fondet nëse përmbush kushtet

Nga Rosalba Bejdo
10 Maj 2024, 14:19 | Politikë

Ashtu si vendet e tjera të rajonit, edhe Kosova do të kualifikohet për të siguruar fonde nga plani i rritjes së Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, nëse i përmbush kushtet e kërkuara. Këtë e tha zëdhënësja e KE, Ana Pisonero, për Radion Evropa e Lirë.

E megjithatë, ajo nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes nëse masat aktuale ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës do të vlejnë edhe për mjetet nga kjo paketë e veçantë financiare. Komisioni Evropian vendosi masa kundër Kosovës një vit më parë, për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të vendit.

Si pasojë, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2,1 miliardë eurosh. Autoritetet kosovare argumentojnë se i kanë plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e këtyre masave dhe i bëjnë thirrje BE ta ndërmarrë kwtw hap.  

Brukseli është duke shqyrtuar nëse do t’i heqw masat gradualisht apo në mënyrë të menjëhershme, por për këtë pritet një raport i përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos