Plani me 7 pika i Vuçiçit për Kosovën, reagimi i parë nga Prishtina zyrtare: Janë të vjetra

Nga A2 CNN
13 Shtator 2024, 19:38 | Politikë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, për shtatë kërkesat e sotme të presidentit serb Aleksandar Vuçiçit, për Kosovën, ka thënë se janë të vjetra.

Tutje, ministrja thotë se Vuçiçi më mirë është t’i përmbush zotimet e dialogut, sesa të vazhdojë t’i përsëris këto kërkesa.

“Të vjetra bre, gjithë ky diskutim, gjithë ky film që nga dita e djeshme për disa kërkesa që i ka përsëritur në vazhdueshmëri dhe e ka parë që nuk kanë funksionuar”, u shpreh Gërvalla.

“Alekskandar Vuçiçi më mirë është t’iu shpjegojë qytetarëve të tij që dëshiron të përparojë, zotimet që i merr ai në procesin e dialogut, duhet t’i përmbush. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos