Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka nisur fjalimin e tij “të rëndësishëm”, për të cilin mediat serbe thanë një ditë më parë se do të shpallë veriun e Kosovës "tokë të pushtuar".
Lideri serb e nisi fjalën e tij me deklaratën se Serbia në ditët e sotme është në një situatë aspak të lehtë, duke shtuar se Kosova dhe Metohija është fjala më e dashur për çdo serb.
"Askush nuk do të jetë i kënaqur kurrë, çfarëdo që të propozonim, të gjithë do të ishin kundër. Ata që thërrasin për armë ditën e parë i thërrasim të mos e rregullojnë shtratin në kazermë, do të thoshin se është e vështirë. Ata që thërrasin për pavarësinë e Kosovës do të thosha se jeni tradhtarë. Masat që kemi marrë nuk janë të lehta, kërkojnë përpjekje, punë, përballje me rezistencë. Shqiptarët panë dritën në fund të tunelit kur filluan goditjet. Ata prisnin momentin e tyre, ne nuk kuptonim gjithçka që po ndodhte në botë dhe për këtë paguam një çmim të lartë. Paguam një çmim tragjik", tha Vuçiç.
Në përditësim… (A2 Televizion)