“Po vepron njësoj si Rusia”, Osmani akuzon Serbinë: Gënjen dhe po luan rolin e viktimës

Nga Xhevahir Qardaku
21 Mars 2025, 15:12 | Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e quajti propagandë pretendimin e Serbisë se nënshkrimi i marrëveshjes për mbrojtje midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, është veprim kërcënues për ata. Gjithashtu akuzoi Beogradin, se ashtu si Moska, po përpiqet që të luajë rolin e viktimës.

“Është një praktikë që ndodhë tërë kohën brenda shteteve të NATO-s që besojë në vlerat e njëjta. Serbia si shtet që nuk beson në ato vlera, por që i sulmon vazhdimisht, del me propagandë se kinse qenka shkelur një marrëveshje e vitit 1996”, tha Osmani.

“Por, kushdo që e lexon atë marrëveshje, e vëren një gjë, që Serbia po e bënë të njëjtën që e ka bërë gjithmonë, pra po gënjen, sepse nuk ka asnjë të vërtetë në atë që e kanë thënë dhe s’ka asnjë rrezik për ta. Ekziston veç një burim destabiliteti në rajon, e ajo është Serbia. Është interesante që historikisht shtetet agresore siç janë Serbia dhe Rusia vazhdimisht tentojnë të paraqiten si viktima. Nëse i shini deklarimet e tyre qesharake përkundër faktit që kanë një histori sulmesh, pushtimesh, histori gjenocidi, luftërash që i kanë shkaktuar vetë, shtete agresore si Serbia e Rusia paraqiten se kinse dikush po i sulmon ata. Në historinë e ekzistimit tonë, ne nuk e kemi sulmuar kurrë askënd... Në historinë e kombit tonë, shqiptarët dhe Kosova në veçanti gjithmonë e kanë mbrojtur vetën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos