Presidenti i Këshillit të BE në Kosovë, takon Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Haxhiu, çfarë u fol?

Nga Xhevahir Qardaku
3 Qershor 2026, 15:29 | Politikë

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet interes strategjik shtetëror dhe zgjedhje e qytetarëve të Kosovës. Gjatë takimit në Prishtinë me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, ajo kërkoi përshpejtimin e procesit të integrimit, duke theksuar se Kosova është ende i vetmi vend i rajonit pa status kandidati.

Costa u bëri thirrje liderëve politikë në Kosovë të punojnë së bashku për integrimin në BE dhe për zbatimin e reformave të nevojshme. Në takim u diskutua edhe për Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, një paketë prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai u prit në zyrë edhe nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Vizita e Costës në Kosovë është pjesë e një turi rajonal në Ballkanin Perëndimor, me fokus procesin e zgjerimit dhe stabilitetin në rajon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos