Prishtinë, përfundon protesta kundër Gjykatës Speciale

Nga Ideal Gola
7 Gusht 2025, 18:06 | Politikë

Prishtinë, përfundon protesta kundër Gjykatës Speciale

Ka përfunduar protesta në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.

Hysni Gucati, drejtues i OVL UÇK si organizues i protestës, deklaroi se Specialja ka devijuar nga misioni fillestar dhe dëshiron të përmbysë historinë në favor të Serbisë, shkruan A2.

Nevenka Tromp, ish-hetuese e Tribunalit të Hagës në rastin kundër Sllobodan Millosheviçit, tha se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, duke kërkuar nga Specialja që të veprojë në mënyrë të paanshme.

Në protestë foli edhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti, që kritikoi Specialen se po pranon prova nga ata që kanë kryer krime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos