Sorensen në Prishtinë: Kriza institucionale në Kosovë po ngadalëson zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Nga A2 CNN
6 Gusht 2025, 13:54 | Politikë

Sorensen në Prishtinë: Kriza institucionale në Kosovë po

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Në takim, Presidentja Osmani theksoi nevojën e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës, si dhe theksoi rëndësinë e largimit të masave të padrejta, të cilat po prekin më së shumti qytetarët e Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen deklaroi se mungesa e institucioneve të reja po ndikon edhe në bisedimet mes dy vendeve, shkruan A2 CNN.

“Jam këtu për shkak të mandatit tim, për të diskutuar se si ta implementojmë Marrëveshjen e Ohrit, sepse situata politike këtu nënkupton që gjërat mund të marrin më shumë kohë. Është një takim i rregullt”, deklaroi Sorensen pas takimeve që pati me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos