Prokuroria pret dëshminë, Kurti ka agjendë tjetër: Do të jem në Gjilan

Nga A2 CNN
3 Mars 2025, 19:53 | Politikë

Kryeministri Albin Kurti mund të mos paraqitet as ditën e martë në Prokurorinë Speciale , pavarësisht urdhrit të Gjykatës Themelore që të shkojë atje për të dëshmuar. Kjo pasi sipas agjendës, kryeministri do të jetë në Gjilan në orën 10 të 4 marsit, kur edhe ishte planifikuar dalja e tij para prokurorëve.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Kurti do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të çerdhes së re në Gjilan. E pranishme do të jetë edhe Ministrja e Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci si dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër që kryeministri Albin Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, në cilësinë e dëshmitarit për çështjen e rezervave shtetërore. Urdhri i gjykatës erdhi pasi Kurti refuzoi tri ftesa të prokurorisë për t’u paraqitur për dëshmi, duke kërkuar që prokuroret të shkojnë ta intervistojnë në zyrën e tij.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos