Provokoi me “Kosovë dhe Metohi”, Lista Serbe mbetet jashtë zgjedhjeve, KQZ nuk e certifikon

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2024, 15:52 | Politikë

Provokoi me “Kosovë dhe Metohi”, Lista Serbe mbetet jashtë

Lista Serbia ka mbetur jashtë garimit për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi atë. Arsyeja e këtij vendimi ka qenë gjuha provokuese ndaj shtetit e përdorur nga kryetari i forcës më të madhe politike të serbeve, që i referohet vendi si “Kosovë dhe Metohi”.

Dy anëtarë të KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje shprehën qëndrimin kundër certifikimit të Listës Serbe duke sjellë në vëmendje faktin që kjo parti nuk e njeh apo pranon ekzistencën e shtetit të Kosovës. Megjithatë Ministria e Brendshme nuk dha asnjë vërejtje kundër kësaj force politike të serbëve në Kosovë.

Në favor të certifikimit votoi vetëm kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, kundër ishin anëtarët e Vetëvendosjes, ndërsa të tjerë abstenuan. Në mbledhjen e sotme, u certifikua lista e kandidatëve për deputetë e koalicionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën Social demokrate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos