Qeveria ndan mbi 300 mijë euro për tekste shkollore të nxënësve në Luginën e Preshevës

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 18:11 | Politikë

Qeveria ndan mbi 300 mijë euro për tekste shkollore të

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 304 mijë e 511 qind e 16 euro, për pajisjen me 35.448 tekste shkollore për 3.650 nxënës shqiptarë të shkollave në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës në SHBA, BE dhe organizatat ndërkombëtare përkatëse.

Po ashtu, u miratua kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (ndarjet), raporton KosovaPress.

Kabineti qeveritar në detyrë ka ndarë 50 mijë euro për familjen Bunjaku, të zyrtarit policor të rënë në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë, Heroit Afrim Bunjaku, për ndërtimin e një hapësire pritjeje, e cila do të shërbejë për të gjithë qytetarët dhe në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij.

Po ashtu, qeveria në detyrë ka ndarë 200 mijë euro për renovimin e objektit në Mitrovicën e Veriut, që do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos