Kuvendi i Kosovës nisi punimet për zgjedhjen e nënkryetarit serb.
Propozimi i parë i Listës Serbe, Sllavko Simiç mori 9 vota, 54 kundër dhe 42 abstenime.
Në votimin e dytë, Simiç pati të njëjtin rezultat, shkruan A2.
Edhe në përpjekjen e tretë, Simiç nuk pati sukses pasi nuk mori 61 vota pro në favor të tij dhe aq sa kërkohet.
Kandidati i radhës i propozuar nga Lista Serbe ishte kryetari i partisë, Zllatan Elek, por edhe ai në tri votime nuk arriti të marrë më shumë se 9 vota pro. Propozimi i radhës nga Lista Sebe është Liljana Stefanoviq.
Lëvizja Vetëvendosje është pozicionuar kundër ndërsa partitë e tjera shqiptare po abstenojnë.
Propozimet e Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të cilat kanë ezauruar nga tre raunde votimi:
Sllavko Simiq
Zllatan Ellek
Liljana Stevanoviq
Verica Çeraniq
Miljana Nikoliq
Bratisllav Nikoliq (A2 Televizion)