“Ramush Haradinaj nuk ka mbështetje”, gazetari tregon emrat e kandidatëve të mundshëm

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2026, 08:50 | Politikë

Kur ka mbetur vetëm një javë kohë nga zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, deri më tani asnjë prej partive kryesore VV –LDK –PDK nuk ka asnjë kandidat zyrtar. Gazetari i A2 CNN Ideal Gola ndau në Dita Jonë detaje nga zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Sipas tij presidentja Vjosa Osmani dhe ish-kreu i AAK, Ramush Haradinaj kanë shprehur dëshirën për këtë post, por asnjëri prej tyre nuk ka mbështetjen e 3 partive kryesore.

“Presidentja Osmani ka dëshirë për një tjetër mandat por nuk ka rritur as 30 firma deputetësh për ta zyrtarizuar këtë kandidaturë. Nuk ka mbështetje të qartë për të. Sinjali i parë erdhi nga Konjufca që propozoi një kandidat nga familja Jashari, që më pas nga reagimet u distancuan edhe ata vetë. Ka ngelur vetëm një javë. Në këtë fazë qytetarët duhet ta kishin ditur emrat e kandidatëve për president. Edhe Haradinaj ka dëshirë por nuk ka mbështetje nga 3 partitë kryesore në Kosovë”, tha gazetari i A2 CNN në Dita Jonë.

Sipas tij priten takime të tjera mes liderëve të partive për të gjetur zgjidhje për një kandidat konsensual, ndërkohë që Kurti ka deklaruar se formula VV –LDK nuk është shumë e sigurt

“Nga ana e osmanit mund të jetë çlirim fakti që nga familja Jashari nuk treguan gatishmëri. Mazhoranca e VV duhet të kishte një kandidat për hir të mbështetjes së madhe që mori në zgjedhjet e fundit, por nuk duan ti imponojnë kandidat opozitës apo të jenë bashkë në vendimmarrje. Kurti mund t’i çojë mesazhe Osmanit të sigurojë një pjesë të votave vetë, sepse ai ka 66 vota, por duhet të sigurojë 80 vota. Kurti tha se formula VV –LDK nuk është shumë e sigurt që do të thotë se është e brishtë si shumicë  për të zgjedhur dhe mund të dështojë. Sa po të mblidhen 30 firmat mblidhet kryesia e kuvendit VV mund të propozojë 2 kandidatë, ndërsa opozita duhet të bëhet bashkë për të zyrtarizuar një kandidaturë. Deri më tani asnjë prej partive kryesore VV - LDK - PDK nuk ka asnjë kandidat”, tha gazetari i A2 CNN Ideal Gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos