“Vjosa Osmani, notere e kryeministrit Kurti”, këndvështrimi i ish-zv.ministrit për zgjedhjen e presidentit të ri

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2026, 08:27 | Politikë

“Vjosa Osmani nuk e ka kryer detyrën e presidentes siç e kërkon kushtetuta e Kosovës”. Kështu u shpreh në Dita Jonë në A2 CNN, ish-zëvendësministri i Brendshëm i Kosovës, Izmi Zeka, në një kohë kur në Kosovë është ndezur debati për zgjedhjen e presidentit, për të cilin ka vetëm një kohë, në të kundërt vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Osmani deri tani në këndvështrimin tonë ka qenë një noterë e kryeministrit dhe asesi nuk del prej vorbullës së kryeministrit. Afati është jashtëzakonisht i shkurtër dhe do të duhej të fillonte më herët konsultat me partitë politike”, tha Zeka në A2 CNN.

Një ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje dha sinjalin se nuk e mbështet presidenten aktuale Vjosa Osmani për një tjetër mandat në krye të shtetit, Zeka thotë se Kurti nuk i ka votat për presidenten dhe i duhet bashkëpunim me opozitën. Në këndvështrimin e tij, presidenti duhet t’i takojë opozitës për të ruajtur balancat e pushtetit.

“Turbulencat shihen, po nuk besoj shumë këtë qasje të Kurtit se bën lojëra megjithatë mbetet të shihet, por Kurti nuk i ka votat për të zgjedhur presidentin dhe është e domosdoshme të bashkëpunojë me opozitën për të gjetur zgjidhje. Unë do të kërkoja që presidenti t’i takojë opozitës për të ruajtur balancat politike, sepse kryeparlamentarin dhe qeverinë e ka. Osmani nuk ka konsensus të brendshëm për t’u zgjedhur se vetë qeveria nuk i ka votat e saj”, tha ia në A2 CNN.

I pyetur se Vjosa Osmani aktualisht është në kulmin e suksesit si presidente me mbështetjen që i ka dhënë edhe presidenti amerikan Donald Trump, politikani përmend rastet kur ajo ka shkelur kushtetutën e Kosovës. Dhe në këto kushte thekson ai vendit i duhet një president konsensual që zbaton kushtetutën dhe mbron interesin e Kosovës.

“Kanë qenë momente të rëndësishme për Kosovën por kjo nuk e përplotëson angazhimin e saj.  12 herë është shkelur kushtetuta e Kosovës dhe presidentja nuk ka pasur asnjë reagim të vetëm dhe GJK është detyruar të kthejë shumë ligje. Nuk e ka kryer detyrën e një presidenti siç e detyron kushtetuta e Kosovës. Pastaj aspekti diplomatik dhe vrapi ka qenë i kohëve të fundit. Ne jemi të interesuar për një presidente që mbron interesin e Kosovës, që ruan raportet me SHBA e BE dhe bën punën siç e obligon kushtetuta”, tha ai në A2 CNN.

Sipas tij mundësitë më të mëdha janë që “vendi të hyjë në zgjedhje, dhe pse vullneti i VV është që ta zgjidhë këtë problem pa Vjosa Osmanin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos