Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, rinis fushata elektorale në Kosovë

Nga Ideal Gola
3 Nëntor 2025, 10:31 | Politikë

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, rinis fushata elektorale në

Sot ka rinisur fushata elektorale në Kosovë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Fushata përfundon të dielën në ora 06:59, pak para se të hapen të gjitha qendrat e votimit në komunat të cilat janë në balotazh, shkruan A2.

Pas raundit të parë, në 18 komuna asnjë nga kandidatët për kryetarë nuk arriti të marrë 50%+1 votë për t’u shpallur fitues, duke bërë që dy kandidatët me më së shumti vota të garojnë sërish.

Lëvizja Vetëvendosje është në balotazh në 12 komuna, Lidhja Demokratike është në 9 komuna, Partia Demokratike në 6, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5 ndërsa edhe katër parti të minoriteteve janë në garë në nga një komunë.

Në Prishtinë, kryetari aktual, Përparim Rama, që garon me Lidhjen Demokratike ka përballë ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në Prizren gara është mes kryetarit aktual Shaqir Totaj të PDK-së me kandidatin e LVV, Artan Abrashi.

Në Gjilan, Alban Hyseni i LVV, kryetar aktual, është në garë me Arber Ismailin e LDK-së.

Në Gjakovë, kryetari aktual Ardian Gjini i AAK-së ka përball kandidatin e LVV, Ardian Gola.

Në Pejë, kryetari aktual Gazmend Muhaheri i LDK-së sfidohet nga kandidati i LVV, Taulant Kelmendi.

Në Mitrovicë, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, si kandidat i LVV garon me kandidatin e PDK, Arian Tahiri.

Në komuna të tjera më të vogla:

Në Dragash, Bexhet Xheladini i LDK është në garë me Shaban Shabanin e PDK;

Në Kaccanik, Sabedin Vishi i PDK është në garë me Jeton Rakën nga LVV;

Në Klinë, Zenun Elezaj i AAK është në garë me Sokol Bashotën e PDK;

Në Fushë Kosovë, Valon Prebreza i LVV është në garë me Besnik Osmanin e LDK;

Në Obiliq, Xhafer Gashi i LDK është në garë me Halil Thaccin e LVV;

Në Rahovec, Smajl Latifi i AAK është në garë me Ali Dulën nga radhët e LVV;

Në Suharekë, Bali Muharrem i AAK është në garë me Ardian Shalën e LDK;

Në Viti, Sokol Haliti i LDK është në garë me Arsim Ademin e LVV;

Në Vushtrri, kandidati i PDK, Ferit Idrizi është në garë me Sylejman Mehollin e LVV;

Në Junik, kandidati i LDK, Ruzhdi Shehu ka përball kandidatin e AAK, Agron Kucci;

Në Kllokot, komunë me shumicë serbe, Bozidar Dejanovic i Listës Serbë garon me Srecko Spasic nga partia Srpska Narodna Slloga; 

Në Mamushë, Abdulhadi Krasnicc nga KDTP është në garë me Fikret Morinën nga Mamusha Halk Hareketi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos