“Serbia s’i ka armët për foto”, Aliu: Sa më të shumë përgatitemi, aq më larg e mbajmë luftën

Nga Tomorr Avdia
10 Korrik 2024, 20:15 | Politikë

Serbia nuk i ka blerë armatimet për foto, por për t’i përdorur. Më këtë pohim i mbështet shqetësimet e qeverisë Kurti për një sulm të mundshëm nga Serbia, ministri i kabinetit Liburn Aliu. Pas mbledhjes së qeverisë ai ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse ka informacione se vendi është i kërcënuar.

"Serbinë vazhdimisht e kemi pas si kërcënim për sigurinë në disa forma, ajo vazhdimisht blen armatime dhe këto armatime nuk i ka për të bërë foto, por për t’i përdorur", tha Liburn Aliu.

Aliu pohoi se duhet të jenë të përgatitur, e të blejnë armatime të reja, pasi sa më shumë te jenë gati për luftë as më tepër e largojnë atë..

Gjatë mbledhjes së qeverisë, 11 korriku u shpall si Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë. Kryeministri Kurti e cilësoi këtë si një veprim fisnik dhe të duhur, në emër të Kosovës.

 “Këtë vit, shënuam 25-vjetorin e çlirimit. Kujtojmë masakrat e kryera, përkujtojmë viktimave e luftërave të viteve ‘90. Kujtojmë 8.372 burra e djem të Srebrenicës që u vranë nga forcat serbe në masakrën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore", tha Kurti.

Gjatë mbledhjes u vendos gjithashtu miratimi për ndërtimin e parkut energjitik me kapacitet 150 MGË, me një kosto prej 200 milion euro. Qeveria ka ndarë mbi 21 milionë euro për t’ia paguar kompanisë “Contour Global” pasi humbi arbitrazhin në tetor të vitit 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos