"Shqiptarët të vijojnë të drejtojnë Bujanocin"

Nga Ideal Gola
2 Qershor 2024, 09:54 | Politikë

"Shqiptarët të vijojnë të drejtojnë

Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, njëherazi kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, vitoi në qendrën e tij të votimit. Ai tha se procesi deri më tani ka shkuar në rregull dhe uroi që të mbyllet kështu.

Arifi premtoi se do të respektojë marrëveshjen e koalicionit me Partinë për Veprim Demokratik të kandidatit Ragmi Mustafi, si dhe atë me Lëvizjen e Progresit Demokratik të Shqiprim Musliut, pasi është i interesuar që "shqiptarët të vijojnë të drejtojnë Bujanocin".

“Edhe në vitin 2020 subjekti im, kur pati dalë subjekti më i votuar, i kam ftuar të gjithë subjektet politike shqiptare, kemi arritur një marrëveshje ku kam pasur një qeverisje gjithëshqiptare. Besoj që prapë do të shkojmë në të njëjtin drejtim”, tha Arifi.

Për të marrë drejtimin e Bujanocit në garë është edhe Arbër Pajaziti, nga Alternativa për Ndryshim.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos