Politologu Endri Tafani është shprehur se Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë po synojnë edhe njollosjen e Shqipërisë, krahas njollosjes së UÇK-së dhe luftës së Kosovës.
Komentet Thaçi i bëri në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku u diskutua rreth seancave të fundit gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, ku dëshmoi edhe ish-zyrtari i lartë amerikan, Xhejms Rubin.
Tafani tha se Shqipëria synohet të njolloset përmes akuzave për të ashtuquajturën Shtëpia e Verdhë, një vend që klinikë që pretendohej se kryhej trafik organesh njerëzore.
Ai shtoi se në vitin 1998 Shqipëria ishte në një rrëmujë të madhe, pasi kishte kaluar luftën civile të vitit 1997 dhe vrasjen e Azem Hajdarit ,dhe sipas Tafanit, as që mund të mendohej që të kishte në atë kohë klinika të specializuara për trafik organesh.
“Në Hagë synojnë të njollosin UÇK-në. Sot në Kosovë nuk është e huaj edhe fakti që shahet UÇK. Po të shohësh, sot në Kosovë ka filluar një hedhje balte dhe sidomos nga ata që janë të VetëVendosjes. Kjo ka ndodhur për shkak të luftës që ka ndodhur për të marrë këtë pjesë të elektoratit. Dhe kjo luftë duhet edhe sot edhe kësaj dite. Pastaj në akuza përfshihet edhe Shqipëria, pasi bëhet fjalë për Shtëpinë e Verdhë aty, që është një sajim absolut.
Zvicra që është një vend neutral, Dick Martin senator zviceran, sajoi një raport. Kjo tregon një inskenim kastike për të njollosur UÇK-në, luftën e Kosovës edhe UÇK-në. Në 98-ën Shqipëria sapo kishte kaluar 97-ën, pati rrëmujë sepse u vra Azem Hajdari, etj etj.
Shqipëria nuk dinte ku ishte në 98-ën dhe jo më të kishte klinika të specializuara për trafikim organesh. Është absolutisht mashtrim dhe jam i bindur se pjesa dërrmuese që dalin aty janë të përpunuar nga shërbimi jugosllav i dikurshëm, për të njollosur luftën e Kosovës”, tha mes të tjerash politologu. (A2 Televizion)