Ka dështuar për të 23-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, shkruan A2 CNN. Në sallë ishin të pranishëm 111 deputetë, por pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari hodhi në votim sërish Komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryerparlamentar, por nuk pati kuorum. 55 deputetë votuan për, kundër një dhe abstenim nuk pati. Ai ndërpreu seancën dhe njoftoi se ajo vazhdon të shtunën në ora 11:30.
Para nisjes së seancës, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se nuk priste që të propozohej nga partia e Albin Kurtit për kryeparlamentar. “A mund t’ju befasojë Kurti sot duke iu propozuar?”, u pyet Limaj nga gazetarët sot. “Marrëveshjet politike ndërtohen ndryshe, nuk është çështje e befasive. Unë jam i gatshëm të takohem kurdo që kam ftesë. Kemi parë kafe me Glaukun para dy dite. Kemi biseduar. Është më se normale të bashkëbisedojmë për zhvillimet, shqetësimet dhe t’i trajtojmë temat se si me dalë nga situata”. Limaj tha se e rëndësishme është se “janë disa mundësi për t’u shfrytëzuar”. A 'do të shfrytëzohen? Nuk e di”, tha Limaj.
Për mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, Limaj tha se partia e tij vlerëson se kontributin do ta mund ta jepte në Parlament. “Ne besojmë që në këtë fazë kontribut më të madh mund të japim në bashkëpunim në Kuvend. Këtë ndërtesë të parlamentit dhe të funksionimit e di goxha mirë”, tha ai. (A2 Televizion)