Vjosa Osmani në Nju-Jork, do të zhvillojë takime me liderë botërorë

Nga Ideal Gola
19 Shtator 2024, 10:23 | Politikë

Vjosa Osmani në Nju-Jork, do të zhvillojë takime me liderë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Nju-Jork, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.

Përgjatë kësaj vizite, Presidentja në takime me homologët e saj do të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të saj, si dhe thellimin e raporteve me shtete të tjera në përfitim të qytetarëve tanë.

Ajo, po ashtu, do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate.

Në agjendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në SHBA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos