Hungaria kundër Kosovës në KiE

Nga Erjon Dervishi
18 Shtator 2024, 15:19 | Politikë

Hungaria nuk do të mbështesë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës. Këtë fakt e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë.

Në një prononcim për median serbe Tanjug, diplomati hungarez tha se qëndrimi i Hungarisë për anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës ka qenë i qartë edhe më parë dhe se Hungaria dëshiron të ketë paqe, stabilitet dhe siguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi të fokusuar për suksesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por besojmë se kandidatura e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nuk i kontribuon atij dialogu. Hungaria nuk do të mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha ministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos