Vulin shpërthen kundër SHBA: Boll u përpoqët të qeverisni Serbinë e të mbështesni Kurtin!

Nga Rosalba Bejdo
17 Shtator 2024, 20:24 | Politikë

Serbia i kthehet ashpër Shteteve të Bashkuara, pasi Departamenti i Shtetit i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara apo aktet legjislative që janë në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve.

“Serbia nuk ka nga çfarë përmbahet. Do të të ishte mirë që SHBA të përmbahet nga përpjekjet për të qeverisur Serbinë”, ishin fjalët e zv.kryeministrit Aleksandër Vulin, shkruan A2. 

Ai sulmoi gjithashtu Uashingtonin për mbështetjen herë publike dhe herë e fshehtë ndaj Kurtit, siç u shpreh, dhe dhunës së tij kundër serbëve.

“Dhe nëse SHBA do të përmbahej nga bombardimi i Serbisë pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk do të kishte pasuar të ashtuquajturën “Kosovë”, as dëbim të serbëve dhe as destabilitet në rajon”, deklaroi Aleksandër Vulin.

Vulin shtoi se e vetmja rrugë për përparim në dialog është zbatimi i pakushtëzuar i Marrëveshjes së Brukselit dhe krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Departamenti i Shtetit tha në një reagim për mediat në Kosovë se dialogu me mbështetjen e BE është rruga e vetme përpara, po u bëri thirrje palëve të shmangin përshkallëzimin përmes veprimeve të pakoordinuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos