Vuçiç i ankohet ambasadorit rus: Gjendja e serbëve në Kosovë, shumë e vështirë

Nga Rosalba Bejdo
7 Shtator 2024, 14:06 | Politikë

Në të njëjtën ditë kur shoqatat serbe bllokuan pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti serb u takua me ambasadorin rus në serbi Aleksandar Bocan Harchenko. Në një postim në rrjetet sociale, Vuçiç thotë se e kishte informuar ambasadorin mbi gjendjen dhe pozitën e vështirë të serbëve të Kosovës, dhe se kishte mirëkuptimin e Moskës lidhur me çështjen.

A2 CNN raporton se Bocan Harchenko u shpreh se Rusia është e vetëdijshme për gjendjen e vështirë në Kosovë.

“Kosova do të jetë një nga çështjet më prioritet gjatë të ashtuquajturit sesion ministror në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në tetor pritet një seancë e Këshillit të Sigurimit e cila gjithashtu do të ofrojë mundësi që Rusia ta paraqesë qëndrimin e saj parimor, bazuar në Rezolutën 1244, për mbrojtjen e serbëve që jetojnë në Kosovë”, tha ambasadori rus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos