Zbulohet kur do të mbahet seanca për Qeverinë e Kosovës

Nga A2 CNN
24 Tetor 2025, 15:18 | Politikë

Zbulohet kur do të mbahet seanca për Qeverinë e Kosovës

Kuvendi i Kosovës do te mblidhet ditën e diel, në orën 10:00, për të votuar Qeverinë e re.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëhrëzi kryertar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mandatin për të propozuar kabinetin e ri qeveritar.

Të dielën në orën 23:59 skadon edhe afati kushtetues për Kurtin që të sigurojë 61 vota, shkruan A2 CNN.

Nga e hëna kjo e drejtë mund t’i kalojë dikujt tjetër që jep garanci te Presidentja Vjosa Osmani se ka 61 vota në Kuvend, aq sa duhen minimalisht për të votuar Qeverinë e re.

Vetëvendosje deri të premten në mesditë nuk ka zyrtarizuar ndonjë marrëveshje koalicioni, pasi aktualisht ka vetëm 57 deputetë së bashku me partitë joserbe dhe votën e nënkryetarit serb të Kuvendit, Nenad Rashiq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos