“Nuk ka asnjë çarje mes presidentit dhe qeverisë, pasi unë respektoj vetëm Kushtetutën dhe kam kërkuar të respektohen vetëm këto parime”.
Presidentja Vjosa Osmani shfrytëzoi një takim me asosacionin e komunave të Kosovës dhe kryetarin e saj për të sqaruar edhe njëherë pikëpamjen e saj se si do të ishte mënyra më e mirë për ta bërë asosacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas Osmanit, modeli i deritanishëm i këtij organizmi që quhet asosacioni i komunave të Kosovës është modeli më i mirë, pasi operon si një OJQ dhe nuk i merr asnjë kompetencë shtetit mbi komunat.
Por drafti i ardhur në tetor sipas Osmanit do të duhej patjetër të kalonte në Gjykatën Kushtetuese që të kapërcente pikërisht këto pikëpyetje të kompetencave. (A2 Televizion)