“Pranova kandidimin për Presidente pas kërkesave ndërkombëtare”, Rushiti: Ja mesazhi nga Ambasada e SHBA

Nga A2 CNN
29 Prill 2026, 09:23 | Kosova

“Pranova kandidimin për Presidente pas kërkesave

Feride Rushiti deklaroi sot gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, se pranoi propozimin për të qenë kandidate për Presidente e Kosovës, pas kërkesave nga partnerët ndërkombëtarë dhe me bindjen se do ta zgjidhë ngërçin politik, raporton A2CNN.

Deklarata e saj vjen një ditë pas seancës së dështuar në Kuvendin e Kosovës, ku nuk u zgjodh kreu i ri i shtetit, duke bërë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

E kam pranuar propozimin si kandidate për Presidente të vendit me bindjen që jam një figurë unifikuese, që përfaqëson shoqërinë civile dhe mund ta ndihmojë vendin që të tejkalojë ngërçin aktual politik. Kërkesa për Presidente të vendit më ka ardhur nga shumë qytetarë dhe nga partnerë ndërkombëtarë, dhe së fundmi nga kryeministri Kurti”, tha Rushiti.

"Ky kandidim s’ka qenë ambicie dhe as aspiratë për pushtet. Ka qenë vetëm një përpjekje e sinqertë, një kontribut për vendin tim, si person jo partik, për zgjidhjen e ngërçit”, theksoi ajo.

Ndër të tjera Rushiti zbuloi se ka qenë në kontakt me Ambasadën Amerikane në Kosovë duke marrë përgëzime për guximin. “Partnerët ndërkombëtarë janë ambasada angleze me të cilën unë bashkëpunoj. Sot kam qenë në kontakt edhe me ambasadoren amerikane, më kanë përgëzuar për guximin”, u shpreh ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos