Presidentja Osmani nis takimin me partitë politike, Albin Kurti e bojkoton

Nga Ideal Gola
6 Mars 2026, 13:25 | Kosova

Presidentja Osmani nis takimin me partitë politike, Albin Kurti e bojkoton

Ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani me partitë politike, pak orë pasi kryetarja e shtetit shpërndahu Kuvendin dhe shpalli zgjedhjet e reja në Kosovë. A2CNN mëson se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti, nuk është i pranishëm në takim, ku në fokus të diskutimeve është data e zgjedhjeve. 

Gjithashtu të pranishëm në takim nuk janë as partitë e vogla që janë në koalicion me Vetëvendosjen. Pozitivisht ftesës i janë përgjigjur Bedri Hamza, kryetar i PDK, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK, Ramush Haradinaj, kryetar i AAK dhe partitë e tjera opozitare të vogla.

Lëvizja Vetëvendosje do të dërgojë në kushtetuese dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Parlamentit, raporton A2CNN. Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e cilësoi si akt të paprecedentë veprimin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, duke u shprehur se është cenuar rendi kushtetues.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos