All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Protestë në Prishtinë për viktimat e sulmeve në Izrael

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 19:43 | Kosova
All - Paragraf - 1

Protestë në Prishtinë për viktimat e sulmeve në Izrael

Një protestë është zhvilluar pasditen e së enjtes në Prishtinë, për personat që u vranë nga militantët e Hamasit në Izrael, gjatë së cilës u lëshuan dhe thirrje për lirimin e pengjeve.

All - Paragraf - 3

Protestuesit u grumbulluan përpara Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe ndezën qirinj për 1.400 personat e vrarë në Izrael.

Tubimi u organizua nga Dhoma e Tregtisë Kosovë-Izrael dhe të pranishëm në të ishin edhe disa përfaqësues të trupi diplomatik, mes të cilëve edhe ambasadori amerikan dhe ajo izraelite.

Që kur ka shpërthyer lufta Izrael-Hamas në Prishtinë janë mbajtur disa tubime në mbështetje të popullit palestinez. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos