Qeveria e Kosovës, përgjigje Amerikës dhe sanksione për Rusinë, Bjellorusinë e Iranin

Nga Ideal Gola
13 Qershor 2024, 20:22 | Kosova

Deklaratat e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, se njohja formale e Kosovës nuk do të jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian mori përgjigje në Prishtinë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se synimi i Kosovës përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian është njohja e ndërsjellë.

"Ne si Republikë e Kosovës përmes përfaqësuesit tonë në dialog jemi të përkushtuar që përmes dialogut në Bruksel të arrijmë në marrëveshje që ka synim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe njohjen e ndërsjellë, por kjo është vetëm në raport me Serbinë.”

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u vendos edhe për sanksione të reja ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në pajtim me politikat e harmonizuara me Shtetet e Bashkaura dhe Bashkimin Evropian.

“Në vazhdim të mbështetjes së kundërshtimit të agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe në përputhje me sanksionet e BE-së dhe SHBA-ve, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim vendime për zbatimin e pakos së 12 dhe 13 të sanksioneve të BE-së për minimin dhe cenimin e integritetit territorial të Ukrainës dhe shkeljen e të drejtave të Federatës Ruse, që lidhen ngushtë me vrasjen e opozitarit rus Navanly,” deklaroi Liza Gashi, zv/ministre e Jashtme.

Po ashtu, Kosova vendosi sanksione edhe ndaj Iranit që prekin persona dhe subjekte të përfshirë në aktivitetet e raketave bërthamore apo balistike dhe personave e etniteteve që ofrojnë mbështetje për Qeverinë iraniane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos