Pas BE-së edhe SHBA ka reaguar lidhur me deklaratat e Vuçiçit për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër, veprim që mund të lërë Kosovën pa ujë.
Departamenti amerikan i Shtetit duke iu përgjigjur interesimit të gazetarit të A2CNN Xhevahir Qardaku, tha se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë prioritete të Shteteve të Bashkuara.
“Prioritete të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor janë paqja dhe stabiliteti. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, deklaron DASH për A2CNN.
Më herët Brukseli theksoi se duhet të shmangen veprimet që nuk i shërbejnë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kujtojmë që pak ditë më parë Vuçiç deklaroi se "ata po e keqtrajtojnë kaq shumë popullin tonë. Le të shohim, çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen pas këtij veprimi?”
Pas këtij kërcënimi pati një ashpërsim të toneve mes Tiranës dhe Beogradit zyrtar. Deklarata e ministrit shqiptar Ferit Hoxha se Serbia po e përdor ujin si armë politike nxiti një mori reagimesh nga zyrtarët e lartë në Beograd.
(A2 Televizion)