Rrustemi: Opozita po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve, ne kërkojmë marrëveshje për presidentin

Nga A2 CNN
9 Gusht 2026, 16:31 | Kosova

Rrustemi: Opozita po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve, ne

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja dhe se partitë politike duhet të arrijnë një marrëveshje për presidentin përpara konstituimit të Kuvendit.

Duke folur në emisionin “Ditari i Fundjavës” me Denisa Pashollin, Rrustemi tha se Vetëvendosje është e interesuar që të arrihet një dakordim për të gjithë procesin e krijimit të institucioneve.

Kemi humbur shumë ditë dhe shumë kohë. Edhe sot do të duhej të përpiqeshim për të gjetur një dakordim ose për të pasur një marrëveshje në mes të partive politike shqiptare për çështjen e presidentit”, deklaroi Rrustemi.

Sipas tij, qëndrimi i Vetëvendosjes është që marrëveshja për presidentin të arrihet para konstituimit të Kuvendit, pasi në të kundërtën mund të aktivizohen afatet kushtetuese që, sipas tij, mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Insistimi i opozitës që të kemi konstituim të menjëhershëm të Kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit, ndërkohë paralajmërimi i tyre se nuk do të rrinë në seancën kur do të zgjidhet presidenti, është pa asnjë dyshim thirrje për zgjedhje të reja, për të cilat Kosova nuk ka nevojë”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos