Kopliku: Emanuela Daci, shqiptarja radikale në krye të Al-Hol

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2026, 09:50 | Sociale

Emanuela Daci konsiderohet si një nga shqiptaret më të radikalizuara dhe të rrezikshme në kampin e Al-Holit, zbuloi sot ekskluzivisht në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, gazetari Taulant Kopliku. Ky i fundit theksoi se Emanuela Dacika influencuar edhe në forma të dhunshme për ta mbajtur në kamp Eva Dumanin, e cila së fundmi u riatdhesua në Shqipëri pas shumë vitesh.

Janë 4 vajza. Janë tre motrat Shuli, që s’kam akoma informacion nëse janë në rrugën e kthimit apo jo, është edhe Emanuela Daci, bashkëshortja e hoxhës Almir Dacit, që është vrarë në luftime. Nga informacionet që unë kam dhe nga komunikimet me kolegun Kasapi, që ka pasur komunikime me mesazhe me këtë person, kjo është një nga personat më të rrezikshëm dhe më të radikalizuar të kampit të Al Holit. Edhe hetimet do ta nxjerrin, Eva do flasë me autoritetet, por mendohet se ajo ka influencuar edhe dhunshëm ndaj Eva Dumanit për ta mbajtur në kamp. Mendohet se ka qenë frika nga kjo grua që ka arritur të kontrollojë dhe manipulojë një pjesë të vajzave të kampit. Nga komunikimet që kam pasur me kolegun Kasapi, ajo vazhdimisht ka qenë shumë e ashpër në gjuhën e saj. Kam përshtypjen se kjo, edhe nga bisedat që kam pasur me persona atje, kjo njihej, pra ishte e futur në rreth”, tha Kopliku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos