Foshnja dy muajsh ndërroi jetë, nëna flet për A2CNN: Mjekët duhet ta mbanin më gjatë nën kujdes, ishte lindje e parakohshme

Nga Artin Halili
16 Mars 2026, 10:47 | Sociale

Foshnja dy muajsh ndërroi jetë, nëna flet për A2CNN:

Vjollca Shkëmbi është nëna e foshnjës dy muajsh që gjeti vdekjen pak ditë më parë. Mes lotëve ajo tregon për A2CNN se fëmijën e ka sjellë në jetë si lindje e parakohshme dhe ndaj sipas nënës mjekët e Tiranës duhet ta mbanin nën kujdesin e tyre për një kohë më të gjatë, gjë të cilën sipas saj nuk e kanë bërë.

Në të njëjtën linjë është edhe bashkëshorti i saj Arben Vesholliu i cili thotë se fëmija merrte kujdes të veçantë nga prindërit por kjo nuk mjaftonte për shkak të lindjes së parakohshme dhe kujdesit të munguar mjekësor. Ai ka një kërkesë, të sjellin foshnjën në banesë që mund t'i japë lamtumirën e fundit

Gjyshja nga nëna tregon me detaje për problemet që fëmija kishte. Ajo shton se fëmija po rritej me vështirësi. Alitrie Shkëmbi shprehet se: “Pas gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët e Korçës vendosën ta rikthejnë foshnjën për mjekim më të specializuar në pediatrinë e Tiranës ku dhe ka ndërruar jetë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos