Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

Nga A2 CNN
16 Mars 2026, 11:42 | Kronikë

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet

Shtetasi i huaj me inicialet M. F., 48 vjeç, u ndalua nga forcat policore nën akuzën për përdhunim ndaj punonjëses së tij 21-vjeçare, e cila ishte punësuar si dizajnuese për bizhu në një ambient me qira në Tiranë.

Ngjarja e rëndë thuhet se ka ndodhur në ambientin e shtetasit të huaj në rrugën “Bogdanëve”, ku 48-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 21-vjeçaren pa dëshirën e saj.

Sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar vajzën se do t’i tregonte familjes së saj.

Policia e Tiranës njofton:

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Bogdanëve”.

Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos